Zyrtarizimi i Muriqit te Lazio, ja sa mijëra euro përfitojnë Teuta dhe Besa

Futboll

Zyrtarizimi i Muriqit te Lazio, ja sa mijëra euro përfitojnë Teuta dhe Besa

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:56
Zyrtarizimi i Muriqit te Lazio, ja sa mijëra euro përfitojnë Teuta dhe Besa

Sulmuesi  i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lazio në Serie A për shifrën 18 milionë euro. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Fenerbahçe i ka dhënë përshëndetjen e fundit nga ekipi Muriqit me një foto emocionale.

Ata kanë postuar një foto ku shihet Muriqi si fëmijë me një fanellë të Ferbehçes si fëmijë derisa në anën tjetër është Muriqi duke luajtur për Fenerin.

Ëndrra e Muriqit u bë realitet, pasi që futbollisti kosovar, kishte ëndërruar që të mbronte fanellat e njërit prej klubeve më të mëdha në Turqi dhe Europë.

“Të jetë ky hap për ty i suksesshëm dhe gjithmonë të jeni i tillë”, ka shkruar Feneri në lamturmirën e tij për Muriqin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat