Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë pas vendimit të Messi-t

Futboll

Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë pas vendimit të Messi-t

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 19:18
Barcelona

Barcelona ka nxjerrë në merkato 12 lojtarë pas vendimit të leo Messi-t për të qëndruar në Camp Nou.

Sipas Mundo Deportivo-s, Luis Suarez është emri më i rëndësishëm i kësaj liste. uruguaiani dukej sikur do të transferohej tek Juventus, por situata është komplikuar nga një ofertë e bërë nga Atletico Madrid në momentet e fundit.

Besohet se Suarez ka dëshirë të qëndrojë në Spanjë, ku edhe ndihet shumë mirë me familjen e tij.

Gjithashtu të përfshirë në listë janë Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Arturo Vidal dhe Rafinha.

Edhe dy mbrojtësit e majtë Junior Firpo dhe Juan Miranda janë me valixhet në dorë, ashtu si Monchu, Moussa Ëague dhe Sergi Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat