Kërcënon Juventusin

Futboll

Kërcënon Juventusin

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 19:55
Kërcënon Juventusin

Atalanta mbylli një sezon të shkëlqyer teksa përveç vendit të tretë në kampionat, ia doli të shkonte edhe në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se në këtë kompeticion ishte pjesëmarrëse për herë të parë.

Por, planet për këtë sezon duken edhe më të shumta për bergamaskët, në ekipin ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Së fundmi, ka qenë sulmuesi i skuadrës, Luis Muriel, ai i cili deklaron se Juventusi në këtë sezon për titullin nuk do ta ketë të lehtë, pasi në garë duhet të llogaritet edhe Atalanta.

"Shpresoj të jetë një sezon si i vjetshmi. Sezonin e kaluar humbëm disa pikë që na lanë pas dhe që mund të na bënin të luftonim për kampionatin deri në javët e fundit.

Por, kjo duhet të na kthehet në një mësim për kampionatin e ri. Duam të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur për të bërë realitet ëndrrën tonë. Interi në këtë sezon është përforcuar shumë, pastaj është Milani që e mbylli sezonin me entuziazëm.

Janë më pas edhe disa skuadra që bëjnë mirë si Lazio, Roma dhe Napoli. Do të jetë një kampionat i bukur, për Juventusin nuk do të jetë e lehtë si në vitet e kaluara për të fituar. Shumë do të luftojnë për titullin dhe aty do të jemi edhe ne”, u shpreh Muriel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat