Bojkoti i kampionatit të futbollit, Fidel Ylli: Situata do të zgjidhet

Futboll

Bojkoti i kampionatit të futbollit, Fidel Ylli: Situata do të zgjidhet

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 21:15
Fidel Ylli

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli thotë se, ekipet e Superligës nuk duhet të bojkotojnë kampionatin e futbollit por të negociojnë.

Gjatë intervistës në “Ilva Now”, ai tha se, pasi qeveria dhe Parlamenti e caktuan atë për të negociuar, përfaqësuesit e futbollit nuk pranuar të ulen në tryezë.

“Bojkoti është masë ekstreme pasi pas pandemisë njerëzit prisnin të shihnin futboll për t’u reklaksuar”, tha deputeti i PS.

“Nuk i zgjidh bojkoti problemet. Nuk mund t’i bësh Ramës karshillëk, pasi për reformat që ka nisur i ka përfunduar. Jam i bindur që situata do të zgjidhet por problem është se siç bëhen punët çdo gjë lihet për në momentin e fundit”, tha z. Ylli duke shtuar se, në këto vite janë bërë investime që nuk janë bërë në 20 vjet.

Deputeti i PS kritikoi menaxhimin e ekipeve të futbollit duke theksuar se, ato duhet të privatizohen dhe jo të menaxhohen me paratë e bashkive.

"Nuk mund të bëjë bashkia paratë e taksave rroga për një futbollist”, përfundoi z. Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat