Fazlija: Estonia është një ekip solid dhe që ka përvojë shumë më të gjatë se ne  - Bota Sot
Fazlija: Estonia është një ekip solid dhe që ka përvojë shumë më të gjatë se ne 

Futboll

Fazlija: Estonia është një ekip solid dhe që ka përvojë shumë më të gjatë se ne 

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 21:59
Fazlija: Estonia është një ekip solid dhe që ka përvojë shumë më të gjatë se ne 

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, përgatiten për sfidën kualifikuese evropiane ndaj Estonisë.  Përzgjedhësja e Kosovës në futboll, Afërdita Fazlija, shpreson se do të janë gati për sfidën me estonezet, e cila do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Për këtë grumbullim kemi pasur shumë peripeci, ngase kemi qenë të kufizuar vetëm në lojtare nga kampionati vendor. Madje, është dashur që edhe para grumbullimit t’i bëjmë testet për Covid-19 dhe realisht deri pas daljes së rezultateve nuk kemi qenë të sigurt se cilat lojtare do t’i kemi në dispozicion. 

Prandaj, ky grumbullim nuk ka dallim prej jetës aktuale që po e kalojmë gjithsecili prej nesh si pasojë e pandemisë. Jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në botë pandemia e ka prekur më shumë futbollin e femrave. 

Përveç lojtareve të Mitrovicës që kanë stërvitur në grup, lojtaret e tjera janë përpjekur ta mbajnë formën e tyre vetëm me stërvitje individuale, prandaj ajo që më brengos më shumë është se sa do të arrijmë të jemi në nivelin e duhur fizikisht. 
Estonia është një ekip solid dhe që ka përvojë shumë më të gjatë se ne, por ne nuk do të jemi indiferent dhe do të hyjmë për fitore. Prej sot optimizmi është edhe më i madh, ngase na janë bashkuar Erëleta Mehmeti dhe Edona Kastrati”, tha Fazlija. 

Lista e futbollisteve
Florentina Kolgeci (KFF Mitrovica)
Lavdije Behrami (KFF Vllaznia)
Delvina Durmishi (KFF A&N)
Albulena Fejza (KFF Mitrovica)
Liridona Syla (KFF Mitrovica)
Edona Kryeziu (KFF Mitrovica)
Donjeta Halilaj (KFF Mitrovica)
Marigonë Tahiri (KFF Mitrovica)
Herolinda Zyba (KFF A&N)
Agnesa Gashi (KFF A&N)
Blerta Shala (KFF Mitrovica)
Verona Berisha (KFF A&N)
Fortesa Berisha (KFF Malisheva)
Erjona Emërllahu (KFF A&N)
Fatlinda Ramaj (KFF A&N)
Qendresa Bajra (KFF Mitrovica)
Feride Kastrati (KFF Apollonia)
Edona Kastrati (Lady Granata Cittadella)
Erëleta Memeti (SC Freiburg)
Fleta Musaj (KFF A&N)
Anjeza Rexhepi (KFF A&N)
Kaltrina Biçkaj (KFF Mitrovica)
Lumbardha Misini (KFF Vizioni)
Shkurte Zeqiri (KFF A&N)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat