Në sulm do ta kenë Fatihun

Futboll

Në sulm do ta kenë Fatihun

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:05
Në sulm do ta kenë Fatihun

Sulmuesi i talentuar ka vendosur të luaj për ekipin nga lagja e Autokomandës, për shkak të ambicieve që ka kjo skuadër.

“Isha në pritje të disa ofertave nga skuadra të ligës së parë, por për shkaqe financiare refuzova të gjitha, dhe tani vendosa të luaj për Skopje-n. Janë ambiciet e tyre që më shtynë të firmos për këtë klub.

Skopje synon ligën e parë dhe unë mendoj se do të jap kontributin tim për të arritur objektivin. Ata kishin nevojë për një sulmues dhe unë pranova ofertën e tyre”, tha Fati Jusufi, ish-sulmuesi i vëllazërimit nga Kërcova dhe disa skuadrave të tjera.

Jusufi pret që të debutoj për skopjen që në fundjavën e ardhshme kundër Ohrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat