Mesfushori bën bllokadë, nuk dëshiron të largohet nga Juventusi!

Futboll

Mesfushori bën bllokadë, nuk dëshiron të largohet nga Juventusi!

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:38
Sami Khedira

Sami Khedira do të rikthehet në stërvitje me Juventusin këtë javë. Gjermani nuk është në planet e trajnerit Andrea Pirlo, por nuk ka asnjë ofertë për t’u larguar.

Kampionët e Italisë duan t’i prishin kontratën për ta nxjerrë të lirë në treg, por 33-vjeçari nuk po pranon.

Ai dëshiron që të rikthehet në ekip dhe të nisë nga përgatitjet.

Mesfushori i kristaltë ka kontratë deri në vitin 2021 me Juven dhe shanset janë që ta vazhdojë. Di Marzio bën me dije se drejtuesit e Juves po mundohen që ta prishin një vit para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat