Iku nga Tirana

Futboll

Iku nga Tirana

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:41
Iku nga Tirana

Bylisi prezanton përforcimin e radhës në këtë merkato vere. Klubi ballshiot ka firmosur me 21-vjeçarin vlonjat, Pano Qirko, i cili sezonin e kaluar e mbylli si kampion me Tiranën, ndonëse jo në rolin e protagonistit. Vetëm pak ditë më parë Qirko shpalli “divorcin” me Tiranën, ku e kishte të pamundur të siguronte minuta, sidomos pas afrimit të Bekajt nga Prishtina. Më Poshtë njoftimi i Bylisit.

“Pano Qirko, portieri vlonjat i Shpresave, firmos për 3 vitet e ardhshme, duke u bërë pjesë e Bylisit. Ai u prezantua sot nga presidenti Besnik Kapllanaj ne kompleksin “BYLIS”.

Qirko është një portier me të ardhme dhe në Superiore ka luajtur me Flamurtarin dhe Tiranën.

I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë Pano Qirkos!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat