Giroud: Dëshiroja që të largohesha, për pak nënshkrova me Tottenham

Futboll

Giroud: Dëshiroja që të largohesha, për pak nënshkrova me Tottenham

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 00:58
Olivier Giroud

Sulmuesi i Chelsea, ishte përgatitur për t’u larguar nga Stamford Bridge dimrin e kaluar, aq shumë saqë e mori në konsideratë kalimin në Spurs

Olivier Giroud ka pranuar se ai dëshironte të largohej nga Chelsea në dimër, saqë për një moment konsideronte kalimin në Tottenham.

“Gjatë tri ditëve të fundit të afatit kalimtar, isha në zyrën e trajnerit për të gjetur një zgjidhje. Shpresoja që Chelsea ta gjente një zëvendësues për mua”, ka thënë ai për So Foot.

“Nga ana ime, nuk ishte pse mungonin ofertat: Pothuajse kisha nënshkruar për Lazion, Interin…madje isha aq i vendosur që të largohem që pothuajse nënshkrova për Tottenham!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat