Futbollisti i Wolfsburgut e ka nusen shqiptare: Mirë që ndeshja po luhet pa tifozë pasi…

Futboll

Futbollisti i Wolfsburgut e ka nusen shqiptare: Mirë që ndeshja po luhet pa tifozë pasi…

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 08:55
Renato Stefen dhe gruaja e tij

Te Wolfsburgu ka një histori interesante. Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, është pjesë e kësaj skuadre, por në fakt te kjo skuadër është në rrëfim për një futbollist tjetër gjerman që lidhet me shqiptarët.

Fjala është për Renato Stefen, i cili nesër zbret në tokën shqiptare për përballje me skuadrën e Kukësit në kuadër të Ligës së Evropës, derisa ai do të sfidojë origjinën e gruas së tij. Bashkëshortja e lojtarit të Wolfsburgut është shqiptare dhe quhet Qëndresa.

Fakti që skuadra gjermane përballet në turin e dytë të Ligës së Evropës ndaj një klubi shqiptar po përjetohet shumë në familjen e Stefenit.

Image

“Gruaja ime është vetëm një orë larg Kukësit. Në ceremoninë e martesës, rreth 70 të ftuar kishin ardhur nga vendlindja e nuses”, tregon numri 8 i Wolfsburgut për mediet gjermane i cili është martuar me Qëndresën vetëm 15 muaj më parë, duke dhënë një deklaratë paksa edhe humoristike.

“Gruaja ime mendon se është turp që loja po zhvillohet pa spektatorë. Nëse ndodhte ndryshe, shumë të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të kisha dhuruar 30 fanella”, tregona Stefen duke shtuar:

Image

“Më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje. Do të jetë një udhëtim i bukur, këtë herë është diçka ndryshe për mua”, ka thënë Stefen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat