Real Madridi shkatërron Getafen në miqësore, Zidane luan me dy formacione të ndryshime ndeshjen

Futboll

Real Madridi shkatërron Getafen në miqësore, Zidane luan me dy formacione të ndryshime ndeshjen

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:12
Foto Ilustrim

Real Madrid mposhti Getafe me rezultat 6-0 të martën në një ndeshje miqësore që u luajt me dyer të mbyllura.

Zinedine Zidane nuk donte shumë vëmendje për këtë ndeshje dhe si e tillë, ajo u zhvillua në fshehtësi të plot dhe ka pak informacione rreth ndeshjes.

MARCA ka mësuar se kush ka luajtur për Real Madridin në  këtëndeshje, me Zidane që përdori dy formacione të ndryshme në secilën pjesë.

Formacioni i Real Madridit për pjesën e parë ishte: Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Marcelo; Luka Modric, Casemiro, Sergio Arribas; Marvin, Karim Benzema, Vinicius .

Formacioni i Real Madridit për pjesën e dytë ishte: Andriy Lunin; Alvaro Odriozola, Nacho, Raphael Varane, Ferland Mendy; Fede Valverde, Antonio Blanco, Toni Kroos; Rodrygo, Borja Mayoral, Miguel Gutierrez .

Të gjashtë golat e Real Madridit u shënuan në pjesën e parë, ndërsa nuk kishte asnjë gola pas pushimit.

Karim Benzema ka shënuar katër herë në këtë ndeshje.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat