Komplikime për transferimin e Thiago Alcantara te skuadra e Liverpoolit.
Liverpool konsideron se 30 milionë eurot e kërkuara nga Bayern Munich për shitjen e Thiago Alcantara janë të tepërta, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.
Drejtori sportive i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic po ashtu ka konfirmuar se kërkesa e klubit bavarez konsiderohet e lartë nga “Reds”.
Alcantara spekulohet me largim nga Allianz Arena gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Së bashku me Liverpoolin, ai është përmendur edhe si objektiv i Manchester Unitedit.