Tifozët e APOEL-it e presin Crvena Zvezdën me mesazhin: Kosova është Serbi! - Bota Sot
Tifozët e APOEL-it e presin Crvena Zvezdën me mesazhin: Kosova është Serbi!

Futboll

Tifozët e APOEL-it e presin Crvena Zvezdën me mesazhin: Kosova është Serbi!

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:57
Crvena Zvezda

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës.

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL Nicosia me thirrjet: “Kosova është Serbi”, raportojnë mediat serbe.

Zvezda sonte zhvillon ndeshjen me Omonia Nicosia në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, por pritje u kanë organizuar tifozët e klubit tjetër nga Qipro.

Ekipi serb është pritur me fishekzjarrë dhe këngë por nuk ka munguar edhe një mesazh: Kosova është Serbi.

Qipro është një prej shteteve të rralla nga Bashkimi Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës andaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat