Gazetari nga Maqedonia e Veriut, flet për gjasat e kampionit të Kosovës në Shkup - Bota Sot
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, flet për gjasat e kampionit të Kosovës në Shkup

Futboll

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, flet për gjasat e kampionit të Kosovës në Shkup

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:20
Reshat Ibrahimi

Me padurim pritet ballafaqimi mes Sileksit nga Kratova e Maqedonisë së Veriut dhe kampionit të Kosovës, Drita nga Gjilani, e cila luhet nesër në orën (20.00) në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. 

Fatkeqësisht ndeshja do të luhet pa shikues, për shkak të rrezikut nga Covid 19. 

Sileksi është në cilësinë e vendasit në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve për Europa League në futboll.

Është një ndeshje e mirëseardhur, ku do të kemi një pasqyrë sado kudo reale, se këto skuadra sa janë afër apo larg njëra – tjetrës me cilësi! Gazetari i mirënjohur sportiv në Maqedoninë e Veriut, Reshat Ibrahimi, tha se pret një takim me rivalitet të madh.

“Konsideroj si ndeshje me gjasa te barabarta. Bëhet fjalë për dy ekipe me kualitete të njëjta dhe mendoj se nuancat e vogla do ta vendosin ndeshjen. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e njeh rivalin më mirë se sa trajneri i Sileksit që e njeh Dritën.

Skuadra nga Gjilani ka pasur mundësi ta shoh 'live' Sileksin në ndeshjen kampionale kundër Struga Trim&Lum dhe të shoh dobësitë e kundërshtarit. Ndeshja luhet në Shkup dhe Sileksi këtu e sheh përparësinë e vet në këtë sfidë. Pres një ndeshje të barabartë, ku fituesi nuk do të dihet deri në fund të lojës”, thotë Ibrahimi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat