Arrihet marrëveshja: Kumbulla pranë zyrtarizimit te Roma

Futboll

Arrihet marrëveshja: Kumbulla pranë zyrtarizimit te Roma

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Roma do t’i ndajë rrugët me Mert Cetin, në mënyrë që ta marrë Marash Kumbullën, i cili do të arrijë n kryeqytetin italian pasditen e sotme (e mërkurë) për ta kompletuar transferimin nga Hellas Verona.

Il Corriere dello Sport njofton se Giallorossët do ta huazojnë shqiptarin me obligim blerjeje në fund të sezonit.

Cetin tashmë është i huazuar te Verona, ndërsa Roma ka vendosur që ta lejojë nënshkrimin e përhershëm të tij.

Sipas Tuttomercatoweb, gjithçka është gati për arritjen e 20-vjeçarit në Romë rreth orës 16:35.

Klubi ka arritur edhe marrëveshje personale me Kumbullën dhe pas finalizimit të testeve mjekësore, do të nënshkruhet kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat