Mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe, policia e ndalon

Futboll

Mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe, policia e ndalon

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:40
Mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe, policia e ndalon

Emanuele Ndoj e ka futur veten në telashe së fundmi, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë, pasi pak kohë më parë kishte qenë nën shoqërinë e mesfushorit Sandro Tonali dhe një personi tjetër, me këtë të fundit që më vonë rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe të 3 ishin të detyruar të qëndronin në karantinë. 

Sipas asaj që shkruan “Il Giornale di Brescia”, mesfushori shqiptar është ndalur nga policia të enjten e kaluar jashtë një lokali, ku kishte thyer karantinën.

Kjo nuk është falur, teksa mesfushori është gjobitur menjëherë për shkeljen dhe thyerjen e karantinës.

Megjithatë në lidhje me këtë, nuk ka pasur ende një reagim nga Bresha, duke shpjeguar se nuk janë në dijeni të lajmeve që janë përhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat