Këta janë lojtarët më të paguar në Premier League

Futboll

Këta janë lojtarët më të paguar në Premier League

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:29
Këta janë lojtarët më të paguar në Premier League

Kontrata e re e yllit të Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Premier Ligë, raporton Insporti.

31 vjeçari nënshkroi kontratë të re ditën e kaluar, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Me kontratën e vjetër Aubameyang fitonte 200 mijë funte në javë, ndërkohë me kontratë të re ai merr më shumë se 350 mijë funte në javë.

Mesut Ozil është lojtari i dytë më i paguar në Premier Ligë, me kontratë që kap shifrat 350 mijë funte në javë. Kontratë të ngjashme ka edhe portieri i Manchester United, David De Gea.

10. Willian (Arsenal) £220,000

9. Sergio Aguero (Manchester City) £230,000

8. Anthony Martial (Manchester United) £250,000

7. Paul Pogba (Manchester United) £290,000

6. Raheem Sterling (Manchester City) £300,000

5. Kai Havertz (Chelsea) £310,000

4. Kevin De Bruyne (Manchester City) £320,000

=2. David de Gea (Manchester United) £350,000

=2. Mesut Ozil (Arsenal) £350,000

1. Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) £350,000

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat