Islami: Renova do të përpiqet të befasojë Hajdukun me një lojë të disiplinuar

Futboll

Islami: Renova do të përpiqet të befasojë Hajdukun me një lojë të disiplinuar

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2020 Në ora: 16:55
Islami: Renova do të përpiqet të befasojë Hajdukun me një lojë të disiplinuar

Sfida mes skuadrës shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe gjigantit kroat Hajdukut nga Splitit, pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit, sidomos që të mësojnë secila skuadër do të kualifikohet në rrethin e tretë të Europa League.

Trajneri i Renovës, Bujar Islami, thotë se me një lojë të disiplinuar, Renova mund të befasojë favoritin e madh.
"Hajduku është favorit. Nuk duhet të harxhohen shumë fjalë për cilësinë e tyre.

Është shumë e rëndësishme për ne që të jemi të përgatitur psikologjikisht. Do të jemi gati për ndeshjen. Ne jemi përgatitur në maksimum, por do ta përsëris se gjëja më e rëndësishme në këtë ndeshje do të jetë aspekti psikologjik. 

Stili ynë është loja ofensive dhe kjo është arsyeja pse unë pres që ne të shfaqim një futboll të mirë - sulmues, kështu që në fund le të fitojë më i miri. Avantazhi ynë është se ne jemi një ekip i disiplinuar dhe me një lojë të mirë do të përpiqemi të befasojmë favoritin e madh", thotë Osmani për mediumin maqedon “Ekipa.mk”. 

Ndeshja që do të luhet nesër (15.30) pa praninë e shikuesve në stadiumin "Petar Milloshevski" në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat