Liria nga Prizreni i drejtohet klubi italian, i kërkon hisen e vet - Bota Sot
Liria nga Prizreni i drejtohet klubi italian, i kërkon hisen e vet

Futboll

Liria nga Prizreni i drejtohet klubi italian, i kërkon hisen e vet

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:27
Liria nga Prizreni i drejtohet klubi italian, i kërkon hisen e vet

Klubi me renome Liria nga Prizreni, kërkon hisen e vet sa i takon sulmuesit Vedat Muriqi, që kaloi në ekipin e njohur italian Lazio.

“Liria zyrtarisht i shkruan Lacios!
Në letër mes tjerash theksohet, se Vedat Muriqi ka dalur nga KF Liria.
Lidhur me këtë, Lacios i është kërkuar,  që Liria të përfshihet në shumën që i takon në këtë transfer sipas rregullores mbi transferimin e lojtarëve.

I dashur Presidenti i Klubit Lazio,

I dashur Sekretar i Përgjithshëm,
Së pari pranoni përshëndetjet tona sportive nga klubi i futbollit Lira nga qyteti i Prizrenit, Kosovë.
Arsyeja pse po ju shkruajmë juve ka të bëjë me transferimin e fundit të klubit tuaj për lojtarin Vedat Muriqi nga klubi i futbollit Fenerbahçe.
Ne dëshirojmë t'ju informojmë paraprakisht se futbollisti Vedat Murici, është një lojtar që është rritur dhe zhvilluar si futbollist nga akademia e shkollës sonë të futbollit.
Vedati Muriqi, ka luajtur në klubin tonë për herë të parë si një futbollist profesional (bashkangjitur ju keni kontratën e tij me klubin tonë të verifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës) për të vazhduar karrierën e tij të bujshme në Shqipëri dhe më pas në Turqi.

Pas konsultimeve me Federatën tonë të Futbollit dhe njohës të mirë të rregullave të FIFA-s po ju shkruajmë zyrtarisht, që gjatë procedurave të transferimit për lojtarin midis SS Lazio dhe Fenerhbahce SK, duhet të merrni parasysh gjithashtu kompensimet për klubin tonë gjithmonë sipas rregullave të parashikuara nga FIFA.

Si provë që lojtari në fjalë është rritur dhe doli si futbollist nga klubi ynë, ju mund t'i gjeni bashkangjitur këto prova:
1. Kontrata profesionale e lojtarit me klubin tonë
2. Pasaporta e lojtarit, lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës

3. Letër konfirmimi nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Shpresojmë që ju të merrni në konsideratë kërkesën tonë zyrtare, dhe duke përdorur personat kompetent për transferime nga klubi juaj, përveç detyrimeve të transferimit për KF Fenerhbahce, të përmbushni edhe detyrimet e parashikuara nga rregullat e FIFA-s për Klubin tonë.
Ndjehuni te lire te kontaktoni me Federaten e Kosoves.
Duke ju uruar një kampionat të suksesshëm, ju dëshirojmë shëndet dhe fat”, shkruan Qemal Krasniqi, kryetar i KF Liria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat