Më në fund, Bayern dhe Liverpool arrijnë marrëveshje për Alcantaren

Futboll

Më në fund, Bayern dhe Liverpool arrijnë marrëveshje për Alcantaren

Nga: A.Morina Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:56
Thiago Alcantara

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool është duke e bërë goditjen e radhës në merkato,  mediat e huaja po raportojnë se është arritur marrëveshje për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara.

Thuhet se, Liverpool ka arritur të siguroj shërbimet e Alcantares me një marrëveshje prej 27 milionë funta me Bayern Munich.

Jurgen Klopp ka qenë duke ndjekur mesfushorin spanjoll gjatë gjithë verës dhe tani duket se marrëveshje po shkon drejt fundit, për të marrë më në fund lojtarin e preferuar të tij, raporton The Athletic, përcjell “Bota sot”.

Thiago pritet të jetë një përforcim i madh për Liverpolin, fituesi i Ligës së Kampionëve pritet të mbërrin në Merseyside për një tarifë relativisht modeste, pasi ai tani është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin

Thiago Alvantara ishte fitues i Ligës së Kampionëve me klubin gjerman, Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat