Nuhiu pret kualifikimin e vëllait të tij: Drita nga Gjilani e ka ekipin më të mirë

Futboll

Nuhiu pret kualifikimin e vëllait të tij: Drita nga Gjilani e ka ekipin më të mirë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:07
Nuhiu pret kualifikimin e vëllait të tij: Drita nga Gjilani e ka ekipin më të mirë

Sileksi nga Kratova dhe Drita nga Gjilani sot (e enjte, ora 20.00) në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup do të takohen në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve për Europa League në futboll.

Për fat të keq ndeshja do të luhet pa shikues, për shkak të rrezikut nga Covid 19.

Ish futbollisti i mirënjohur Arben Nuhiu, vëllai i tajnerit të Dritës, Ardian Nuhiu, tha se pret kualifikimin e Dritës dhe të vëllait të tij më të vogël.

 “Unë e pres kualifikimin e Dritës. Gjilanasit i shoh si ekip më i fortë, pasi mendoj se e kanë ekipen më të mirë, me lojtarë më të mirë në çdo pozitë, dhe sigurisht e kanë trajnerin më të mirë (qeshet).

Nuk pranoj asgjë përveç fitores së Dritës”, tha për News-tv, Arben Nuhiu, ish-fubollist i mirënjohur,  vëllai më i madh i Ardian Nuhiut, trajnerit të Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat