Berisha dhe Zeneli do të përballen kundër Imerit dhe Ajdinit sot në Evropa Ligë

Futboll

Berisha dhe Zeneli do të përballen kundër Imerit dhe Ajdinit sot në Evropa Ligë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:23
Valon Berisha dhe Arbër Zeneli

Skuadra e Reims do të përballet sot kundër skuadrës Servette, në kuadër të Evropa Ligës, ndeshje kjo e cila do të fillojë në orën 20:45.

Në këtë ndeshje do të mund të shohim 4 futbollistë shqiptar të Kosovës.

Për skuadrën e Reims luajnë Valon Berisha dhe Arbër Zeneli kurse për Servette luajnë Kastriot Imeri dhe Alban Ajdini.

Fituesi në këtë ndeshje do ta vazhdojë rrugëtimin tutje në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat