Futbolli italian vazhdon të jetojë në pasiguri

Futboll

Futbolli italian vazhdon të jetojë në pasiguri

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:19
Futbolli italian vazhdon të jetojë në pasiguri

Futbolli italian vazhdon të jetojë në pasiguri, klubet nuk mund t’i llogarisin ende të ardhurat nga biletat sepse stadiumet vijojnë të mbyllura prej Covid-19.

Rihapja e mjediseve sportive për publikun mbetet në diskutim, duhet të vendosin ata që kanë për detyrë të marrin vendime. Gjithçka do të sqarohet brenda dy javësh, pas të dhënave të reja në lidhje me infeksionet shkollore, pas hapjes së këtyre të fundit.

Kjo është një temë shumë e dashur për Gabriele Gravina. Presidenti foli për këtë në “Corriere dello Sport”. E nis me besimin e përtërirë te Roberto Mancini, puna e shkëlqyeshme e të cilit në krye të ekipit kombëtar është atje për t’u parë nga të gjithë: “Cikli që është hapur shkon përtej kufirit kontraktual të dhjetorit 2022. Mancini ka të gjitha arsyet për të vijuar me një projekt më të gjatë.

Rinovimi përpara Kampionatit Europian? Sigurisht, nuk është e nevojshme të presim. Mancini tashmë e ka fituar këtë të drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat