Tronditet klubi rumun

Futboll

Tronditet klubi rumun

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:44
Tronditet klubi rumun

Tronditet klubi rumun, konfirmon 5 raste pozitive me Covid-19 pak orë para ndeshjes në Europa Ligë.

FCSB është goditur rëndë nga Koronavirusi para ndeshjes në Europa Ligë kundër Baka Topola. Klubi rumun ka konfirmuar sot se 5 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të 5 rastet janë futbollistë dhe ato janë: Andrei Vlad, Sergi Bus, Andrei Pandele, Ovidiu Popesku dhe Ionut Vina. Të gjitha lojtarët e prekur nga virusi janë izoluar. Ky lajm vjen vetëm pak orë para ndeshjes që FCSB luan kundër Baka Topolës në Europa Ligë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi rumun në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat