Skandali i tokave, pas Gjokës dënohet edhe një tjetër kryetar klubi shqiptar

Futboll

Skandali i tokave, pas Gjokës dënohet edhe një tjetër kryetar klubi shqiptar

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:58
Skandali i tokave, pas Gjokës dënohet edhe një tjetër kryetar klubi shqiptar

Kryetari i Besëlidhjes Gjok Noka dhe i Shënkollit Artan Djala janë dënuar me burg nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre në lidhje çështjen e tjetërsimit të tokave në bregun e Shëngjinit.

Noka dhe Djala kanë mbajtur funksione të larta në bashkinë e Lezhës përpara disa vitesh (Noka, ish- kryetar Këshilli Bashkiak; Djala,ish-drejtor i Hipotekës së Lezhës. Ditën e sotme ata u dënuan përkatësisht: Noka me 4 vite burg dhe Djala me 2 vite burg.

Gjykata e Lezhës dha verdiktet për ish-/kryetarin e bashkisë së Lezhës Enver Hafizin (1 vit burg).

Gjok Noka (në mes) gjatë kohës kur drejtonte Këshillin Bashkiak të Lezhës

Noka u arrestua me ish-11 zyrtarë të Bashkisë së Lezhës për çështjen “Rana e Hedhun”, hetim që nisi në vitin 2018 për tjetërsimin e një hapësire të konsiderueshme tokash në bregdetin e Shëngjinit. Më pas, ai u hetua në gjendje të lirë deri në momentin kur sot Gjykata e Lezhës e shpalli fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, jo për falsifikim të dokumentave.

Noka u shkarkua nga detyra e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës në vitin 2017.

Kurse Artan Djala u shkarkua në vitin 2017 nga Kryeministri Rama dhe u shpall në kërkim për çështjen “Rana e Hedhun".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat