Sami Geci - futbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës  

Futboll

Sami Geci - futbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës  

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:40
Sami Geci - futbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës  

Sportet e ndryshme në Kosovë, në vitet e 90-ta, ishin sikurse në vijën e zjarrit të luftës në përballje me agresorin serb. 

Sportistët dhe sportistet vazhdimisht kanë qenë të rrezikuar nga milicia serbe.

Sami Geci i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të disiplinuar dhe më të mirë të Kosovës në vitet e 90-ta (1991-1999).

Ai ka qenë prej mbrojtësve më të mirë dhe që e lakmonin edhe shumë skuadra kundërshtare. 

Geci me një armatë sportistësh, asnjëherë nuk u ndalën por e kundërshtuan ashpër politikën e regjimit kriminal serb. 
Geci ka treguar zgjuarsi e guxim dhe ka dhënë kontribut të madh për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës. 

Si shumë sportistë të tjerë shqiptarë, edhe Geci ka qenë halë në sy për okupatorin serb. 

Geci, sot është krenar që sakrifikoi për shtetin e Kosovës dhe aq me tepër është i lumtur që sportistët tanë po e përfaqësojnë Kosovën në garat zyrtare ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat