Martini bën ndryshime në mesfushë

Futboll

Martini bën ndryshime në mesfushë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:54
Martini bën ndryshime në mesfushë

Kur duhen afro një orë nga përballja e madhe midis Teutës dhe Granadës për raundin e dytë të Ligës së Europës, janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

Trajneri Edi Martini i ka besuar “çelësat” e mesfushës ish-futbollistit të Tiranës dhe Skënderbeut Asion Daja, i cili do të debutojë ndaj spanjollëve. Pjesa tjetër e skuadrës mbetet thuajse e pandryshuar, me përjashtim të Beqjas, që merr vendin e Todorovskit të dëmtuar. Sulmuesi Blerim Krasniqi do të mbështetet nga krahët me Emiljano dhe Lorenco Vilën.

Takimi luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00, transmetohet në supersport.
Raundi i dytë eliminator, Liga e Europës
Stadiumi “Niko Dovana”
Ora 16:00

Teuta-Granada

Formacionet zyrtare

Teuta: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Beqja, Avdyli, Aleksi, Daja, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat