Teuta ‘granatohet’ nga Granada 

Futboll

Teuta ‘granatohet’ nga Granada 

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:47
Teuta ‘granatohet’ nga Granada 

Skuadra nga Shqipëria, Teuta e Durrësit, ka qenë e pafuqishme në përballje me skuadrën spanjolle, Granada. 

Teuta pësoi humbje me rezultat 4:0 nga Granada, në takimin që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Qysh në 10-të minutat e parë mysafirët “granatuan” portën e skuadrës shqiptare. 

Duhet veçuar dy gola, në minutën e 5-të, Soldado nga rreth 15 metra, me volej ka shënuar gol të bukur në këndin e majtë të portës së Teutës, 0:1. 

Ndërsa Herrera në minutën e 31-të nga rreth 16 metra realizon në portën e vendasve, 0:3.  Duhet theksuar se nga minuta e 80-të, Teuta mbetet me një futbollist me pak, Beqja përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Golat i shënuan Soldado (5'), Kenedy (10') dhe Herrera (31' e 46'). 
Teuta i thotë lamtumirë garave evropiane, ndërsa Granada kualifikohet në rrethin e tretë të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat