Brozoviç mund të transferohet në PSG

Futboll

Brozoviç mund të transferohet në PSG

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:08
Brozoviç mund të transferohet në PSG

Futbollisti i Kroacisë, Marcelo Brozoviç mund ta thyejë rekordin e transferimeve në historinë e futbollistëve kroat.

Siç raporton "Vecernji list", ylli i Interit mund të transferohet në Paris Saint-Germain për 50 milionë euro.

Rekordi aktual mbahet nga Mateo Kovacic, i cili kaloi te Chelsea për 45 milionë euro nga Real Madridi verën e kaluar.

Raportohet se klubi parisien është afër transferimit të mesfushorit kroat në "Parc des Princes".

Brozovic ka pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh në vit tek Interi, derisa te parisienët do të fitonte rreth 5 milionë.

Ai luan tek Interi që pesë vite e gjysmë duke regjistruar 200 ndeshje zyrtare.

Brozovic ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 25 asistime tek Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat