Napoli pranë akordit me PSG-në

Futboll

Napoli pranë akordit me PSG-në

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:15
Koulibaly

Napoli më në fund duket se po bindet për të shitur Kalidou Koulibaly, me drejtuesit e PSG, që duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Mediat në Itali bëjnë me dije se marrëveshja pritet të mbyllet javën e ardhshme, me Napolin që do të përfitojë gati 60 milionë euro plus bonuset. Koulibaly shihet si pasuesi ideal i Thiago Silvës në Paris, me brazilianin që ishte në fund të kontratës dhe kaloi te Chelsea si lojtar i lirë.

Senegalezi i Napolit ishte lidhur dhe me një kalim të mundshëm te Manchester City, por duket se kampionët e Francës janë treguar më bindës dhe janë gati të kompletojnë transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat