Tri klube gjermane pas Perisicit

Futboll

Tri klube gjermane pas Perisicit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:17
Anësori kroat është kthyer te Interi pas sezoni të kaluar te Bayern Munichu, ku e fitoi tripletën.

RB Leipzigu, Hertha Berlini dhe Bayer Leverkuseni, janë në kërkim të shërbimeve të Ivan Perisicit.

Anësori kroat është kthyer te Interi pas sezoni të kaluar te Bayern Munichu, ku e fitoi tripletën.

Bavarezët nuk vendosën ta blinin kartonin e tij, ashtu që ai u kthye te klubi që e pronëson, mirëpo pritet të largohet përsëri.

Il Corriere dello Sport njofton se Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin 31-vjeçarin këtë verë për një shumë prej 15 milionë eurosh.

Ai ka kontratë me ziklatrit deri në verën e vitit 2022, ndërsa tri klubet nga Bundesliga e kanë kontaktuar Interin lidhur me mundësinë e transferimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat