Chelsea do ta huazojë sërish Zappacostan, Genoa destinacion real

Futboll

Chelsea do ta huazojë sërish Zappacostan, Genoa destinacion real

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:23
Davide Zappacosta

Genoa ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Davide Zappacostan – bën të ditur faqja e Gianluca Di Marzio.

Mbrojtësi i djathtë në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Roma, ndërsa edhe në edicionin e ri do të luajë në Serie A.

Ai nuk është pjesë e planeve të Frank Lampard, prandaj vendosi ta largonte drejt kampionatit italian.

28-vjeçari i është bashkuar Chelseat në vitin 2017 nga skuadra e Torinos.

Atalanta dhe Avellino janë klubet tjera në të cilat ka luajtur Zappacosta në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat