Shkëndija me një lojtar me pak eliminon Botosanin

Futboll

Shkëndija me një lojtar me pak eliminon Botosanin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:36
Shkëndija me një lojtar me pak eliminon Botosanin

Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, kualifikohet në rrethin tjetër të Europa League në futboll. Tetovarët shënuan fitore me rezultat 1:0 në konak të Botosanit.

Besart Ibraimi është mjeshtër i golit. Ai në minutën e 2-të, nga një pozitë e vështirë shënon gol fantastik dhe për kualifikimin e madh të kuqezinjve. 

Skuadra rumune me gjithë angazhimin nuk ka arritur që të barazojë rezultatin, që të shkojnë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Image

Nga minuta e 67-të, Shkëndija mbetet me një futbollist, kur Armend Alimi u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.   

Shkëndija ka bërë mrekulli dhe synon që të arrijnë në fazën e grupeve të Europa League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat