Valon Berisha shënon gol për Reimsin në Ligën e Evropës

Futboll

Valon Berisha shënon gol për Reimsin në Ligën e Evropës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 21:22
Berisha ka shënuar gol ndaj Servetes në ndeshjen në kuadër të Ligës së Evropës.

Valon Berisha e ka nisur për mrekulli aventurën evropiane me skuadrën e tij Reims.

Reprezentuesi i Kosovës tashmë e ka gjetur golin e parë me skuadrën franceze, Reims, që pas transferimit në afatin kalimtar të verës.

Berisha ka shënuar gol ndaj Servetes në ndeshjen në kuadër të Ligës së Evropës.

Ish-anëtari i Red Bull Salzburg, Fortuna Dusseldorf e Lazio ka realizuar në minutën e tetë të takimit.

Ishte sulmuesi anësor Kutesa që asistoi për mrekulli, teksa Berisha nga afërsia realizoi për 0-1.

Berisha e nisi takimin nga minuta e parë për Reimsin, teksa Arbër Zeneli për skuadrën franceze ndodhet në bankën rezervë.

Ndërkohë për klubin zviceran Servette në fushë është talenti i madh kosovar Kastriot Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat