Mehmedi: Në Shqipëri gjithçka në rregull

Futboll

Mehmedi: Në Shqipëri gjithçka në rregull

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:09
Mehmedi: Në Shqipëri gjithçka në rregull

Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e Volfsburgut, Admir Mehmedi, foli pas ndeshjes me Kukësit të fituar nga skuadra gjermane me rezultatin 0-4 duke u shprehur:

“Kukësi ka qenë një ekip shumë mirë i organizuar dhe me gjendje të mirë fizike, na ndihmuan shumë 2 golat e para të realizuar. Jam i kënaqur që kemi kaluar këtë raund.

Frika nga COVID?  Gjithçka ishte OK. Është vështirë me këtë virus. Kemi kaluar shumë mirë në hotel në Tiranë. Objektivi është të vazhdojmë në fazën e Grupeve në Europa Ligë.

Kemi ndeshjen në shtëpi ndaj Leverkuzenit në kampionat. Kanë ekip të mirë. S’ka problem që ka ikur Havertz”, u shpreh Mehmedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat