Dy yjet e Chelsea kthehen në stërvitje para ndeshjes kundër Liverpool

Futboll

Dy yjet e Chelsea kthehen në stërvitje para ndeshjes kundër Liverpool

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:22
Dy transferimet e reja të Chelsea, Thiago Silva dhe Ben Chilwell janë bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Chelsea ka marrë një shtysë të madhe para ndeshjes kundër Liverpool.

Dy transferimet e reja të Chelsea, Thiago Silva dhe Ben Chilwell janë bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Këto dy afrime shihen si shtysë shumë e madhe para një prej ndeshjeve që mund të jetë më e vështira për ‘Blutë’ (së paku në letër).

Përballja kundër kampionëve në fuqi bën që Frank Lampard të jetë në nevojë për gjithë grupin.

Silva dhe Chilwell u transferuan te Chelsea për të dhënë siguri në vijën e mbrojtjes.

Mbetet të shihet nëse ata do të startojnë në përballjen kundër ‘Reds’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat