Milan e nis me sukses aventurën europiane

Futboll

Milan e nis me sukses aventurën europiane

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:26
Milan e nis me sukses aventurën europiane

Milan ka fituar 2:0 në transfertë kundër Shamrock Rovers dhe është kualifikuar në ruandin e tretë kualifikues të Europa League.

Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Pioli-t që ka siguruar fitoren me një gol për pjesë loje.

Ndeshja e luajtur në Dublin është zhbllokuar nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 23-të.

Suedezi është kthyer të shënojë në Europë me fanellën e Milan-it pas 3137 ditësh nga goli i fundit (15 shkurt, 2012 kundër Arsenal-it në Champions).

Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, ka ardhur edhe goli i Hakan Calhanoglu që ka vulosur fitoren dhe kualifikimin e Djallit.

Turku ka shënuar dhe ka dhënë një asist në katër nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur me Milan-in në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat