Trajneri i Dritës: Jam shumë i lumtur për fitore

Futboll

Trajneri i Dritës: Jam shumë i lumtur për fitore

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:29
Trajneri i Dritës: Jam shumë i lumtur për fitore

Drita e Gjilanit është kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka regjistruar sukses historik sonte.

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Drita është bërë skuadra e parë që arrinë në këtë fazë, pas fitores së sontme ndaj Sileksit.

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur skuadrën nga Maqedonia e Veriut me rezultat të pastër, 0:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është shprehur tejet i lumtur me fitoren.

"Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohuri për skuadrën, por futbollistët ishin ata që e kryen punën", deklaroi Nuhiu pas ndeshjes.

"Në pjesën e parë nuk dolëm në lojën tonë, kurse në pjesën e dytë, lojtarët e morën vetem dhe arritëm rezultatin që deshëm. I uroj lojtarët dhe për angazhimin dhe këtë fitore ia dedikojmë tifozëve tanë, 'Intelektualëve", shtoi trajneri shkupjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat