Drita tronditi maqedonët! Simov: Unë jam fajtor...

Futboll

Drita tronditi maqedonët! Simov: Unë jam fajtor...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:45
Goran Simov

Kryetrajneri i Sileksit nga Kratova, Goran Simov, merr përsipër gjithë fajin për humbjen me rezultat 2:0 nga kampioni i Kosovës Drita e Gjilanit, në kuadër të rrethit të kualifikueseve për Europa League në futboll.

"Unë e përgëzoj Dritën për fitoren e merituar e cila ka mundur të jetë shumë më bindëse. 

Ata dhe ne luajtëm me ndrojtje në pjesën e parë. 
Në pjesën e dytë shpejt pësuam një gol dhe ky ishte fundi për ne. 

Ne nuk kemi hyrë në ndeshje si duhet dhe kjo është arsyeja pse unë marr përgjegjësinë e plotë. 

Unë jam fajtor për humbjen. Nuk kishim ide, megjithëse ishim agresivë, gjithsesi nuk mjaftonte, sepse kishim frikë të fitonim. Do ta përsëris se fajtori më i madh për humbjen jam unë. Kjo është ndeshja më e keqe për Sileksin që kur jam në stol të kësaj skuadre. "Ne nuk kishim një shans të vetëm", - tha Simov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat