Shënoi golin e dytë dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje, Limani: Trajneri është çelësi i fitores

Futboll

Shënoi golin e dytë dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje, Limani: Trajneri është çelësi i fitores

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:59
Fidan Gërbeshi dhe kapiteni Ardian Limani shënuan golat në këtë takim që futet në histori të futbollit kosovar.

Drita është kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, derisa ka eleminuar Sileksin në Shkup me rezultat të pastër 2-0.

Fidan Gërbeshi dhe kapiteni Ardian Limani shënuan golat në këtë takim që futet në histori të futbollit kosovar.

Drita bëhet skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, teksa për këtë i lumtur është shprehur Limani.

Kapiteni i bardhekaltërve ka thënë se çelësi i kësaj fitore ishte trajneri Ardian Nuhiu që e kishte njohur shumë mirë kundërshtarin.

Nuhiu është nga Shkupi dhe ishte përballur me Sileksin si futbollist dhe si trajner.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë kishim vështirësi dhe nuk arrinim të dilnim në lojën tonë”, deklaroi Limani në konferencën për shtyp.

“Në pjesën e dytë e dominuam takimin dhe për këtë jam shumë i lumtur”.

“Trajneri na kishte treguar cdo detaj për ekipin kundërshtar dhe e kishim më të lehtë çasjen në këtë ndeshje. Mendoj që ky ishte çelësi i suksesit”, shtoi ai.

Në raundin e tretë të Ligës së Evropës, Drita luan me gjigantin polak Legia Varshavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat