Milani e fillon mirë, Pioli lartëson Ibrën: Duam grupet e Ligës së Europës

Futboll

Milani e fillon mirë, Pioli lartëson Ibrën: Duam grupet e Ligës së Europës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:02
Stefano Pioli

Milani kapërcen pengesën e Shamrock Rovers me fitoren 2-0, falë golave të Ibrahimovic dhe Calhanoglu. Jo vetëm që sezoni i ri fillon në mënyrën më të mirë, por jepet garanci edhe për raundin e tretë kualifikues të” Europa League”, ku kuqezinjtë do të përballen me norvegjezët e Bodø / Glimt.

Stefano Pioli, duke folur për “Sky” në fund të lojës, nuk e fshehu kënaqësinë e tij: “Kjo ishte një provë shumë positive për ne. U ndeshëm me një kundërshtar në gjendje fizike më të mirë se ne. Kisha frikë nga ndeshja e parë, pas disa javësh, por kurrë nuk kisha frikë nga identiteti i ekipit. Nuk ishte e lehtë, por ne e kontrolluam lojën, edhe pse duhet të rritemi ende. Ky Milan ka provuar të jetë i një niveli të lartë që nga janari”.

Rruga që çon në fazën e grupeve nuk ka mbaruar ende: “Ne duam të fitojmë dhe të ecim përpara, për t’u kualifikuar në grupe. E dimë që Bodø / Glimt është një ekip shumë i fortë, por së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e kampionatit kundër Bologna”.

Zlatan Ibrahimovic ishte ndër lojtarët më të mirë: “Ai është një lojtar tepër inteligjent, gjithmonë e di se ku është më mirë të pozicionohet. Është një pikë referimi, një kampion, unë pres shumë prej tij”.

Milani e përfundoi në rritje sezonin e kaluar dhe e filloi sezonin e ri me një fitore: “Ne duhet të vazhdojmë të rritemi, sepse kundërshtarët e ardhshëm do të jenë të vështirë. Jemi Milani, duhet ta mbajmë nivelin sa më lart që mundet, për të bërë më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat