Deçiqi përgëzon Dritën dhe Shkëndijen për suksesin në Evropë

Futboll

Deçiqi përgëzon Dritën dhe Shkëndijen për suksesin në Evropë

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:16
Drita

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiq uron kampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani dhe skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija nga Tetova, për suksesin në garat evropiane.

Drita mbrëmë e ka eliminuar ekipin nga Maqedonia e Veriut, Sileksin nga Kratova.

Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 2:0 në stadiumin “Todor Tosheski” në Shkup, ndërsa Shkëndija në udhëtim e mposhti me 1:0 ekipin rumun Botosani. 

Image

Shkëndija

“Në emër të KF Deçiqit urojmë Drita FC dhe KF Shkëndija për fitoret e arritura në Europa League. Suksese në raundin e radhës”, shkruan në faqen e Deçiqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat