Bartomeu tani rrezikon seriozisht largimin

Futboll

Bartomeu tani rrezikon seriozisht largimin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:19
Bartomeu tani rrezikon seriozisht largimin

Mocioni i mosbesimit kundër Jozef Maria Bartomeut është realitet. Nismëtarët e kësaj iniciative kanë arritur të grumbullojnë 18.000 firma, të cilat do të prezantohen në klub. Sapo këto firma të mbërrijnë në zyrat e klubit katalanas, atëherë do të nisë procesi i verifikimit të tyre dhe i numërimit në mënyrë ekzakte.

Nëse procesi do të vlerësohet i rregullt, atëherë do të nisë një tjetër proces për një referendum kundër presidentit Bartomeu. Ky referendum duhet të bëhet për 10 apo 20 ditë nga momenti kur mocioni i mosbesimit vërtetohet se është i rregullt dhe i përmbahet kritereve.

Në rast se 2/3-at e votave do të jenë në favor të këtij mocioni mosbesimi, atëherë duhet që drejtuesit e skuadrës katalanase përfshirë këtu edhe presidentin Bartomeu duhet që të largohen nga detyrat e tyre dhe do të bëhen menjëherë zgjedhje. Nismëtarët e këtij procesi janë shumë të lumtur që gjetën këtë mbështetje. Kjo nismë filloi kur Lionel Mesi kërkoi të largohej nga Barcelona për shkak të keqmenaxhimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat