Drita kalon milionin e parë, kjo është shuma totale...

Futboll

Drita kalon milionin e parë, kjo është shuma totale...

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:21
Drita kalon milionin e parë, kjo është shuma totale...

Drita nga Gjilani  nxjerri në Shkup “biletën” për kalimin në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, duke rritur fitimet nga UEFA për suksesin në garat ndërkombëtare.

Gjilanasit kanë fituar deri më tani 1 milion e 30 mijë euro nga shtëpia drejtuese e futbollit evropian, përcjellë Olle.

Fillimisht Drita do të marrë 260 mijë euro nga UEFA për faktin se është shpallur kampione e Kosovës. Këtë bonus UEFA e jep për të gjitha skuadrat kampione në vendet e tyre, që s’mund të futen në grupet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Për pjesëmarrjen në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, gjilanasit do të fitojnë 230 mijë euro.

Pas humbjes në tavolinë ndaj Linfield, bardhekaltërit përfunduan në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ku skuadrat që luajnë në këtë rreth, marrin 260 mijë euro.

Pas fitores së djeshme ndaj Sileksit, Drita u kualifikua në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, duke përfituar edhe 280 mijë euro për kalimin në këtë rreth.

Shifrat zyrtare të shpërblimit të skuadrave nga UEFA, për pjesëmarrjen në raundin e dytë dhe të tretë kualifikues të Ligës së Evropës

Kësisoj, pavarësisht rezultatit ndaj Legias së Varshavës, Drita deri më tani ka siguruar 1 milion e 30 mijë euro nga UEFA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat