Mourinho komenton sfidën me Shkëndijën e Tetovë

Futboll

Mourinho komenton sfidën me Shkëndijën e Tetovë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:32
Mourinho komenton sfidën me Shkëndijën e Tetovë

Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, është kualifikuar në raundin e tretë të Europa League, pasi mposhti Botosani, 1:0.

Skuadra shqiptare në këtë raund do të përballet me gjigantin anglez, Tottenham Hotspurs.

Trajneri i Tottenhamit, i mirënjohuri Jose Mourinho, ka komentuar përballjen, e cila do të luhet në Shkup.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën, por e di se na pret një periudhë e analizës. Në një anë, është ndeshje e njëjtë me atë në Plovdiv. Do të jetë rrezik në Maqedoni, sepse në këtë fazë do të luhet vetëm një ndeshje dhe gjithmonë ekziston rreziku. Të luash dy ndeshje e ke gjithmonë mundësinë e rikthimit të rezultatit”, tha Mourinho.

Takimi me Shkëndijën luhet më 24 shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat