Kampioni shqiptar shmang Cërvena Zvezdën

Futboll

Kampioni shqiptar shmang Cërvena Zvezdën

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:42
Kampioni shqiptar shmang Cërvena Zvezdën

Kampioni shqiptar shmang Cërvena Zvezdën. Rrezikohen dy kundërshtarë të frikshëm

UEFA ka vensosur për ndarjen e grupeve para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës “play off” në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës.

Në ndarjen që është bërë, Tirana ka shmangur një përballje me serbët e Crvena Zvezdës, por edhe me Dinamo Brest.

Megjithatë bardheblutë rrezikojnë dy kundërshtarë të frikshëm, siç janë zviceranët e Jang Bojs dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit, me këto dy ekipe që ndodhen në vazon e favoritëve në grupin 1.

Gjithashtu për skuadrën e Egbosë ka edhe shpresë, pasi shorti mund t’i rezervojë edhe një përballje me rivalë të kalueshëm në letër. Tirana mund të përballet edhe me njërën nga skuadrat fituese të çifteve:

1- Floriana (Maltë) vs Flora Talin (Estoni)

2- Kups (Finlandë) vs Suduva (Lituani)

3- Djugarden (Suedi) vs Kluzh ( Rumani).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat