PSG ende nuk e ka kompletuar ekipin për sezonin e ri

Futboll

PSG ende nuk e ka kompletuar ekipin për sezonin e ri

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:57
PSG ende nuk e ka kompletuar ekipin për sezonin e ri

Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për transferimin e një futbollisti të Juventusit.

Paris Saint-Germain ende nuk e ka kompletuar ekipin për sezonin e ri.

Skuadra kampione nga Ligue 1 është goditur nga lëndimi i Juan Bernat dhe kërkon edhe një mbrojtës të krahut, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport Italia raporton se klubi francez ka identifikuar Mattia De Sciglion nga Juventus si përforcim të mundshëm, përcjell lajmi.net.

Italiani nuk zë vend në planet e trajnerit të ri të Bianconerëve, Andrea Pirlo, andaj mund të jetë në dispozicion në lidhje me një transferim në Parc des Princes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat