Skuadra e njohur italiane me dedikim emocionues për shqiptarin

Futboll

Skuadra e njohur italiane me dedikim emocionues për shqiptarin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:12
Skuadra e njohur italiane me dedikim emocionues për shqiptarin

Marash Kumbulla është prezantuar te Roma dhe ka gjasa të debutojë me skuadrën e re kundër së shkuarës së vet të afërt, Hellas Verona, në startin e Serie A.

Një lëvizje e madhe e 20-vjeçarit shkodran, që bëhet edhe transferimi më i shtrenjtë shqiptar në historinë e futbollit.

Emocionuese ka qenë edhe përshëndetja që i ka bërë klubi i deridjeshëm, ku shkoi 8 vjeç, fëmijë i panjohur i një muratori shqiptar, që kishte shkuar në Itali me gomone, duke rrezikuar jetën, dhe u largua dje si “mister 30 milionëshi”.

“Nga fëmijë, në burrë. Nga një lojtar me pritshmëri, në kampion. Fat të mbarë Marash! Do të jesh gjithmonë pjesë e familjes sonë”, – shkroi klubi i Verona në faqen e vet zyrtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat