Bayern Munich përsëri kërkon transferimin e Hudson-Odoit

Futboll

Bayern Munich përsëri kërkon transferimin e Hudson-Odoit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:35
Hudson Udoi

Callum Hudson – Odoi mund të largohet nga Chelsea këtë afat kalimtar veror.

Ylli i ri anglez u blindua muaj më parë nga londinezët me një kontratë afatgjate, por rritja e tij nuk ka qenë ashtu siç pritnin të gjithë në Stamford Bridges.

Duke parë që Chelsea është përforcuar shumë këtë verë, e ardhmja e tij në klub është në pikëpyetje.

Timo Werner, Hakim Ziyech, Mason Mount, Christian Pulisic, Olivier Giroud e Tammy Abraham shihen si lojtarët që janë para tij në repartin ofensivë.

Trajneri Frank Lampard ka menduar për huazimin e talentit anglez në mënyrë që të marrë më shumë minuta.

Por së fundmi garës për të i është futur përsëri kampioni i Evropës, Bayern Munich që e kërkonte vazhdimisht prej dy vitesh.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Mail, Bayern është gati të shpenzojë 30 milionë euro për transferimin e anglezit.

Por te Chelsea nuk janë të gatshëm ta shesin lojtarin, pasi vetëm duan huazimin e tij në ndonjë skuadër më të vogël angleze në mënyrë që lojtari të luaj vazhdimisht dhe të rikthehet në klub për edicionin tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat