Holanda me selektor të ri

Futboll

Holanda me selektor të ri

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:38
Holanda me selektor të ri

Kombëtarja e Holandës do të drejtohet nga trajneri Frank de Boer.

Nga sa kanë bërë të ditur mediat holandeze, Federata holandeze është e vendosur për trajnerin e ri të Holandës.

Të gjitha të dhënat çojnë te Frank de Boer, ish-trajner i Interit, Ajaxit dhe Atlanta United në MLS.

Federata holandeze duket se ka ndërmend ta zyrtarizojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ta ketë në drejtim të kombëtares për ndeshjet e tetorit të Kombëtareve kundër Bosnjës dhe Italisë.

Ditë më parë nga Kombëtarja e Holandës u largua trajneri Ronald Koeman, i cili u emërua trajner i Barcelonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat